Futboll
Florent Muslija e nis mirë, shënon gol
Muslija e ka nisur siç është më së miri në Bundesliga 2
Muslija e ka nisur siç është më së miri në Bundesliga 2 me Hannoverin. Futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, ka shënuar gol mbrëmë në fitoren e Hannoverit në Bundesliga 2.
Hannover, që sezonin e kaluar u largua nga Bundesliga, e mposhti 3-0 skuadrën e Wehen, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Bundesliga 2. Muslija shënoi golin e dytë për ekipin, pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës të cilin e finalizoi për mrekulli në minutën 57’.
Ai lëshoi fushën e lojës menjëherë pas golit, në minutën e 58′, u inkuadrua Genki Haraguchi.
Kjo ishte paraqitja e katërt këtë sezon për 21-vjeçarin që pritet të bëjë debutimin me Dardanët në ndeshjet e shtatorit, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













