Sport
Florian Kamberi ndër më të mirët në “Blue Stars/ FIFA Youth Cup 2015”
Në turneun futbollistik “Blue Stars/FIFA Youth Cup 2015” që u mbajt për dy ditë më radhë në Zvicër, ka shkëlqyer lojtari i Grasshopperit,Florian Kamberi.
Në këtë turne morën pjesë shumë ekipe të njohura evropiane të grup moshës U21. I riu nga Peja i cili jeton në Zvicër ka qenë një nga lojtarët më të mirë të këtij turneu. Falë lojës dhe golave të Florianit, ekipi i Grasshopperit arriti të gjendet në mesin e pesë ekipeve më të mira. Pavarësisht humbjes së Graschoperit nga Feyenoordi, Kamberi arriti të realizoj një gol dhe të bëj një asistim.
Loja e bukur që Kamberi ka zhvilluar gjatë këtij turneu, ka bërë që në adresë të tij të vijnë oferta nga ekipet e mëdha të klubeve evropiane si: “Aston Villa”, “Schalke” “Werder Bremen” e të tjera .
Edhe njohësit e ndryshëm e kanë vlerësuar talentin e Florianit duke e quajtur si një futbollist më tipare tipike sulmuese.
Floriani në vitin 2014 ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me ekipin e Graschopperit, por ende është duke e pritur dritën e gjelbër për të luajtur elitën e futbollit zviceran.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












