Kosova
Fluks në pikat e kalimit kufitar, mërgimtarët largohen nga Kosova
Bashkatdhetarët, të cilët qëndruan në Kosovë për festat e fundvitit, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, përcjell albinfo.ch.
Gjendja në vendkalimet kufitare raportohet të jetë e qetë, ndërsa në pikën kufitare të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se kanë nisur të krijohen kolona.
Te Dheu i Bardhë qytetarët po presin për dalje deri në 30 minuta, kolonat arrijnë deri 100 metra.
Ndërkaq, pikat e tjera kufitare janë të qeta, ku dalja dhe hyrja mund të bëhet brenda pesë minutave.
Vendkalimet kufitare me Serbinë kanë qenë të ngarkuara ditëve të fundit, ku pritja në kufi ka zgjatur deri në tri orë.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar këtu:
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











