Kosova
Fluks i mërgimtarëve gjatë tremujorit të parë të vitit 2021
Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Fluks i madh i mërgimtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ishte në muajt janar, shkurt dhe mars, shkruan albinfo.ch.
Në njoftimin e fundit nga aeroporti i Prishtinës thuhet se ishte më i ngarkuari me pasagjerë në mesin e aeroporteve të shteteve ballkanike gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, duke arritur rekord historik për herë të parë me 330,787 pasagjerë.
Referuar statistikave, në mars shifrat u rritën 23.3% në krahasim me vitin 2020. Aeroporti pati 330.787 pasagjerë gjatë periudhës janar – mars, krahasuar me rreth 283.000 në aeroportin e Beogradit, i cili pozicionohet në vendin e dytë dhe në vendin e tretë renditet aeroporti i Shkupit me 148.991 udhëtarët gjatë kësaj periudhe.
Këto të dhëna u publikuan në uebfaqen www.exyuaviation.com, që merret dhe trajton tema që kanë të bëjnë me aviacionin.
Kujtojmë se 1.104.322 udhëtarë gjithsej kanë lëvizur përmes aeroportit në vitin 2020, ndërsa sa u përket fluturimeve në vitin 2020, gjithsej ka pasur 9.206 fluturime.
Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në periudhën janar-dhjetor 2020 numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 53.48% më i ulët se në vitin 2019, shkruan tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025












