Maqedonia
Fluturim special shtesë më 4 maj, nga Shkupi drejt Cyrihut
Fluturim special shtesë i operuar nga Chair Airline
Është bërë e ditur se do të realizohet një fluturim special shtesë i operuar nga Chair Airline nga Shkupi në Cyrih të hënën, më 4 maj 2020, në orën 17:15, shkruan albinfo.ch.
Nëse jeni zviceran ose banor i huaj në Zvicër që dëshironi të ktheheni në Zvicër me këtë fluturim, rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina + 389 2 320 77 22. 22.
Duhet theksuar se nëse nuk jeni as zviceran, as shtetas i huaj me leje qëndrimi të vlefshme në Zvicër, vini re se do t’ ju refuzohet nisja e fluturimit dhe hyrja në / tranzit nëpër Zvicër nëse nuk plotësoni një nga kriteret e pakta.
Kujtojmë se se para disa dite janë realizuar edhe dy fluturime riatdhesimi nga Shkupi në Cyrih. Këto fluturime ndodhën të martën dhe të mërkurën e kaluar, duke sjellë në shtëpi më shumë se 300 shtetas zviceranë dhe qytetarë ttë Maqedonisë Veriore në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Kjo erdhi pas kërkesës së madhe për riatdhesim, ku kompania ChAir do të sjellë fluturimin e ri më 4 maj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani Lionella Jakaj është e lindur në Vjenë, me origjinë shqiptare nga dy prindër nga komuna e... -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët po udhëtojnë më pak në SHBA, biletat e avionëve po bëhen më të lira Linjat ajrore kanë filluar të ofrojnë bileta me çmime shumë më të ulëta për destinacione si... -
Zvicra nuk do të lirojë ende rezervat e naftës, thotë presidenti -
Studimi: Starbucks kursen miliona në taksa përmes tregtisë së kafesë nga Zvicra -
Avioni zviceran detyrohet të kthehet në Cyrih pas ngritjes, shkak problem me frenat -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon













