Lajme
FMN “ngrin” raportet me Kosovën deri në shtator
Nëse FMN-ja e ndëshkon Kosovën për padëgjueshmërinë e Qeverisë në rritjen e shpenzimeve, arkës së vendit do t’i mungojnë 150 milionë euro
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është tërhequr deri në shtator nga monitorimi reformave ekonomike dhe financiare të Kosovës. Kjo është bërë pasi që Qeveria e Kosovës e ka shkelur marrëveshjen për huamarrje, duke rritur rrogat pa miratimin e FMN-së.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka konfirmuar të mërkurën se delegacioni i FMN-së ka bërë të ditur se do të kthehet në shtator, në një raund të ri të negociatave, ndërsa po ashtu edhe një raund tjetër në dhjetor, në tentim për të zhbllokuar raportet me Kosovën.
Duke bërë përpjekje për të rregulluar relacionet me FMN-në pas kërkesës së Komisionit Evropian, i cili është donatori më i madh, Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i lejojë FMN-së që ta mbikëqyrë në këmbim të një ndihme më të madhe për vitin 2012.
Nëse FMN-ja e ndëshkon Kosovën për shkak të padëgjueshmërisë së Qeverisë së saj në rritjen e shpenzimeve, arkës së vendit do t’i mungojnë rreth 150 milionë euro donacione e kredi të buta, që do të akordoheshin nga institucionet financiare ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













