Futboll
Forbes: Kosova mund të shokojë disa emra të mëdhenj
Forbes ka shkruar një artikull për pesë gjërat që duhet shikuar këtë fundjavë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
E në mesin e pesë gjërave është edhe Kosova, për të cilën shkruan se ajo mund të shokojë emra të mëdhenj.
“Në fund të Grupit A është Kosova, që po debuton në kualifikimet për Evropian. Por, vetëm në një mënyrë, pasi dikush që ka shprehur interesim për Kosovën e di se ata kanë lënë shenjën e tyre në futbollin evropian që disa kohë, duke mbrojtur ngjyrat e kombeve të tjera. Në Evropianin e fundit, në ndeshjen ndërmjet Zvicrës e Shqipërisë më shumë se 10 kosovarë ishin të përfshirë në atë ndeshje, duke përfshirë këtu yjet si Xherdan Shaqiri i Liverpoolit dhe Granit Xhaka i Arsenalit. Pedigreja e tyre si komb i futbollit tashmë është i njohur”, shkruan Forbes, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Më pas Forbes shkruan se Kosova ishte pranuar në UEFA më 2016 dhe pati vështirësi gjatë kualifikimeve për Botëror, por shkëlqeu në Ligën e Kombeve, duke fituar grupin, përkundër që hyri në vazon e fundit.
“Kjo nënkupton se ka siguruar ‘play-offin’ pa marrë parasysh se çfarë bën në Grupin A. Presioni është hequr. Republika Çeke, Bullgaria dhe Mali i Zi janë një hap më lart se kundërshtarët që kishte Kosova në Ligën e Kombeve, por jo aq larg sa ta frikësojnë atë. Në fakt, është krejt e kundërta ‘Dardanët’ do të shijojnë mundësinë që të shkaktojnë shok”, thuhet më tutje në artikull. “Ylli i skuadrës, anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica, ka shënuar 7 gola në 9 paraqitje në Bundesligë më 2019 dhe do të synojë atë formë ta sjellë edhe në ekipin kombëtar”.
Sipas Forbes, Bullgaria me ankth do të udhëtojë për në Prishtinë të hënën mbrëma.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












