Lajme
Forbes: Kryeministrja e Zelandës së Re, ndër gratë më të fuqishme të botës
Jacinda Ardern, mes grave më të fuqishme të botës
Jacinda Ardern zuri vendin e 32 në renditjen vjetore të revistës të 100 grave më me ndikim në glob, e cila u botua në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Ajo u vlerësuar për trajtimin dhe menaxhimin më të mirë të pandemisë, ndër shumë shtete të botës.
Shumë në botë e kanë zili Zelandën e Re që ka Jacinda Ardern si kryeministre dhe dëshirojnë një person të tillë në krye të vendit të tyre.
Ajo i solli fitoren më të madhe zgjedhore Partisë së saj të Punës të qendrës së majtë në gjysmëshekullin e fundit. Zelanda e Re e shpërbleu pas menaxhimit me sukses të pandemisë së koronavirusit.
Politikania 40-vjeçare mund të formojë qeverinë e parë me një parti në dekada dhe do të përballet me sfidën e kryerjes së transformimit progresiv që ajo premtoi, por nuk arriti të përmbushte në mandatin e saj të parë, kur Laburistët ndan pushtetin me partinë nacionaliste.
Po ashtu, Ardern u premtoi mbështetësve se do të ndërtonte një ekonomi që do të përfitonin të gjithë, se do të krijonte vende të reja pune, do të trajnonte njerëz, do të mbronte mjedisin dhe do të luftonte pabarazitë sociale.
Mediat e huaja shkruajnë se ajo nuk u dorëzua në momentet më të vështira në një formulë fituese. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










