Futboll

Formacionet Brazil-Zvicër, Xhaka nga fillimi, Shaqiri rezervë

Janë publikuar formacionet për ndeshjen që fillon nga ora 17:00

Zvicra dhe Brazili do të përballen në një takim shumë të rëndësishëm.

Të dy përfaqësueset kanë nga tri pikë dhe sfida e sotme është shumë e rëndësishme, që fillon nga ora 17:00, shkruan albinfo.ch.

Para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare, ku kapiteni Granit Xhaka do të luajë nga fillimi, ndërsa Xherdan Shaqiri është në bankën rezervë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Brazili: Alisson, Militao, T. Silva, Marquinhos, Sandro, Fred, Casemiro, Paqueta, Raphinha, Vinicius Jr, Richarlison.

Zvicra: Sommer, Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Freuler, Granit Xhaka, Rieder, Sow, Vargas, Embolo.