Sport
Formacionet zyrtare të Kosovës
Sonte Kosova po ndeshet me Burkina Fason, derisa Kosova U-21 do të ndeshet me Gjermaninë.
Trajneri Bernard Challandes ka zgjedhur lojtarët më të mirë dhe kërkon rezultat pozitiv. Në portë do të jetë Samir Ujkani, i cili mbetet edhe kapiten. Mbrojtja përbëhet nga katër lojtarë me Kolollin, Rrahmanin, Alitin dhe Paçaradën. Kryeziu, Shala dhe Taipi në mesfushë, ndërsa në sulm Zeneli, Zhegrova dhe Nuhiu në sulm. Bie në sy mungesa e Milot Rashicës në formacionin bazë për ndeshjen e dytë me radhë, përcjell albinfo.ch.
Formacioni i Kosovës: Ujkani, Aliti, Kololli, Paqarada, Rrahmani, Shala, Kryeziu, Taipi, Zhegrova, Zeneli, Nuhiu.
Formacioni i Burkina Faso: Floffi, Tabo, Isouf, Bakary, Colibaly. Kabore, Jabi, Jonathan, Traore, Diwara, Nakoulma.
Ndeshje më të vështirë do ta ketë Kosova U-21, ku ndeshet me kryesuesin Gjermaninë.
Formacioni zyrtar i Kosova U-21: Visar Bekaj, Arian Kabashi, Ardian Ismajli, Arbenit Xhemajli, Kushtrim Shabani, Ron Boja, Dren Feka, Kamer Krasniqi, Lirim Mema, Valmir Sulejmani, Florent Hasani.
Formacioni zyrtar i Gjermania U-21: Nubel, Henrichs, Anton, Torunarigha, Klostermann, Lowen, Oztunali, Eggestein, Dahoud, Amiri, Teuchert.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












