Shkurt.ch
Formohet partia kundër euros
AfD nuk është as parti e majtë dhe as e djathtë dhe nuk i nevojitet drejtimi ideologjik, është thenë në kongres
Të dielën, më 14 prill skena politike e Gjermanisë është pasuruar edhe me një parti të re. Është fjala për partinë që program të vetin ka daljen nga euroja. Partia „anti euro“ siç quhet tashmë subjekti politik me emrin legal „Alternative für Deutschland“ (Alternativa për Gjermaninë AfD), në kongresin e saj të mbajtur të dielën ka tërhequr vëmendjen edhe me mënyrën e themelimit.
Kongresi ka miratuar programin zgjedhor të partisë pa e hedhur atë në diskutim më parë. Pjesëmarrësit vendosën me aklamacion për pjesëmarrjen e partisë në zgjedhjet për Parlamentin Federal që do të mbahen më 22 shtator.
Para rreth 1500 pjesëmarrësve në kuvend, themeluesi i parties Bernd Lucke ka thënë se „koha është pjekur për një parti të illë të tipit të ri“. AfD nuk është as parti e majtë dhe as e djathtë dhe nuk i nevojitet drejtimi ideologjik, është thenë në kongres. Megjithatë , AfD në kongresin e saj themelues është distancuar nga ekstremi i djathtë dhe nga urrejtja ndaj të huajve.
Në fokus të programit të saj zgjedhor, partia ka shuarjen e eurozonës. “Gjermanisë nuk i nevojitet euroja. Edhe shtetet tjera dëmtohen nga euroja”, shkruan veç tjerash në program.
Partia ka rreth 7500 anëtarë.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet Në Zvicër, personat e siguruar duhet të raportojnë edhe sëmundjet afatgjata nëse duan të marrin sigurim... -
Pavarësisht mjegullës së fundvitit, më shumë diell në Zvicër në vitin 2025 sesa normalja -
Mijëra njerëz protestuan në Cyrih për kurdët në Siri -
Italia kërkon hetim të përbashkët për zjarrin në Crans-Montana -
Thirrje për qeverinë zvicerane që të ndalojë përdorimin e X











