Lajme
Formulari i ri për qiratë fillestare në Zvicër, transparencë e re në kontrata
Rregulla të reja për qiratë e banesave
Në kushte të mungesës së banesave, kantonet në Zvicër mund të ndërmarrin masa konkrete për të garantuar një treg më të drejtë dhe transparent për qiratë. Një nga këto masa është mundësia për të përcaktuar përdorimin e detyrueshëm të formularit zyrtar për njoftimin e qirasë fillestare në rastet kur lidhet një kontratë e re për banim, përcjell albinfo.ch.
Ky formular ka një funksion thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të qiramarrësve. Nëpërmjet tij, qiramarrësi informohet për qiranë e mëparshme të banesës dhe njoftohet për të drejtën që ka për të kundërshtuar qiranë e re, në rast se ajo duket e padrejtë apo tepër e lartë.
Përveç aspektit të transparencës, përdorimi i formularit synon edhe të ndikojë në sjelljen e qiradhënësve. Duke qenë se çdo rritje e konsiderueshme e qirasë apo ndryshim qiramarrësi duhet të jetë e dokumentuar dhe e justifikuar, kjo masë nxit vetëpërmbajtje nga ana e qiradhënësve dhe frenon abuzimet e mundshme në tregun e banesave.
Kjo është një qasje që vjen si reagim ndaj krizës së strehimit në disa rajone dhe si përpjekje për të ruajtur balancën mes interesave të qiramarrësve dhe qiradhënësve, në një treg gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj mungesës së hapësirave të banimit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm















