Newsletter
Forum biznesi “Diaspora INVEST” në Tetovë
Mundësi zhvillimore dhe urë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes.
Në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të rajonit të Pollogut, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, GIZ-it dhe UNDP-së, të premten nga ora 14, për herë të parë do të organizohet biznes forumi “Diaspora INVEST”.
Qëllimi i këtij eventi është prezantimi i start-up fondeve, të cilat jepen nga shteti zviceran për të lehtësuar investimet nga mërgata jonë, të cilët kanë interesim për të investuar në Maqedoni, si dhe prezantimi i ofertës nacionale për investime të huaja.
“Iniciatori i këtij eventi, ministri për Investime të Huaja, Arlind Zeqiri, së bashku me institucionet partnere do t’i mbështesin në kontinuitet të gjitha negociatat që po zhvillohen me institucionet dhe kompanitë për t‘i mbushur kërkesat e tyre, deri në aktin përfundimtar të zyrtarizmit të investimeve të tyre në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e “Diaspora INVEST”.
Synimi i biznes-forumit “DiasporaINVEST” është inkurajimi i mërgatës me qëllim informimi i tyre në sferën e zhvillimit ekonomik të rajonit të Pollogut, që është një potencial ekonomik i Republikës së Maqedonisë.
Vlen të theksohet që pjesë e forumit do të jenë edhe disa kompani të rëndësishme, të cilat kanë fituar këtë start-up dhe operojnë tani me sukses në Maqedoni, ndërkaq pjesë e panelit do të jenë përfaqësuesja e UNDP-së, Louisa Vinton , kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe ambasadorja zvicerane në Shkup, Sybille Suter.
Forumi i biznesit organizohet nga ministri i Investimeve të Huaja, Arlind Zeqiri, Qendra për Zhvillim Rajonal të Pollogut, OEMVP, GIZ dhe UNDP.
Të tjera nga Newsletter
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











