Kosova
Forumi Ekonomik që bëri bashkë komunitetin e biznesit të Kosovës me ata të Diasporës në Gjilan
Platforma mediale në Zvicër, Albinfo.ch dhe albpoint.ch kanë organizuar një forum të veçantë ekonomik më 30 korrik 2024, në resortin turistik Vali Ranch në Përlepnicë të Gjilanit. Forumi ka sjellë së bashku investitorë të rëndësishëm nga diaspora dhe udhëheqës ekonomikë për të diskutuar mundësitë dhe përfitimet e investimeve në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, foli mbi arsyet për të investuar në Gjilan, ndërsa Fehmi Fetahi, investitori më i madh në Gjilan, prezantoi mundësitë për investitorët e diasporës. Forumi përfshiu gjithashtu nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, ku morën pjesë Lulzim Rafuna, President i Oda Ekonomike e Kosovës dhe Fehmi Fetahi, kryetar i Bordit të RRBDSH-së.
Forumi Ekonomik që bëri bashkë komunitetin e biznesit në Gjilan u realizua në partneritet me Resortin Vali Ranch Resort & Congress Center, Komuna e Gjilanit, Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Odën Ekonomike të Kosovës dhe Think B, ndërsa u sponzorizua nga “Smartycom AG”, një firmë e njohur në fushën e telekomunikimit nga Zvicra, dhe Berisha Group nga Kosova.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane










