Shqipëria
Vajzë është foshnja e parë në Shqipëri për vitin 2020
Në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë ka ardhur në jetë rreth orës 00:01 fëmija që nga prindërit i është vendosur emri Emel.
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, fëmija i parë që ka ardhur në jetë për vitin 2020 është vajzë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë ka ardhur në jetë rreth orës 00:01 fëmija që nga prindërit i është vendosur emri Emel.
Mjeku Fatmir Kopani, në një prononcim për media tha se brenda pak minutash ishin dy lindje, ku e para ishte vajzë dhe më pas djalë.
“Brenda pak minutash ishin dy lindje. Që të dyja lindjet kanë shkuar mirë. Nënat dhe fëmijët gëzojnë shëndet të plotë. Sipas rasteve të tjera të lidhjeve edhe këto kanë qenë me një ecuri normale”, tha Kopani.
Ndërkohë, për foshnjat e para të vitit 2020, në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë,Ogerta Manastirliu, shkruan:
“Një djalë dhe një vajzë janë bebet e para që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutën e parë të vitit 2020. Në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë”.
Fëmija i parë i lindur për vitin 2020 është vizituar edhe nga përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













