Kosova
Fotografi Bujar Gashi përfaqëson Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare
Bujar Gashi njihet si fotograf profesional që promovon vlerat kulturore dhe historike të Kosovës.
Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, Bujar Gashi, është përzgjedhur të përfaqësojë Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare me pjesëmarrës të shteteve nga Hungaria, Sllovakia, Polonia dhe Republika Çeke, shkruan albinfo.ch.
Ekspozita do të jetë e veçantë, me sete fotografike të natyrës, të cilat mund të shihet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga data 13 maj deri më 17 maj.
Bujar Gashi vazhdimisht ka sjellë foto të ndryshme, me pamjet që ofron, mund të shihni magjinë e natyrës së Kosovës, ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në një vend të vetëm.
Ai njihet si fotograf profesional që promovon vlerat kulturore dhe historike të Kosovës.
Dashurinë e tij për fotografi e zbuloi qysh herët në fëmijëri, ndërsa sot cilësohet si mjeshtri i fotografisë, duke sjellë pamje të bukura nga kënde të ndryshme të Kosovës, atyre të krijuara nga vetë natyra dhe ato nga dora e njeriut.
Është fitues i shumë çmimeve në fotografi dhe autor i disa ekspozitave, si në Turqi, Gjermani dhe në Kosovë, të cilat përfaqësojnë kulturën dhe historinë e Kosovës.
Po ashtu, një vend të veçantë në punën e tij krijuese zënë personazhe të ndryshëm folklori.
Është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku një prej tyre edhe në Budapest, HU, në vitin 2016.
Fotografia e tij vlerësohet lart, duke prezantuar shumë vende turistike të Kosovës dhe jo vetëm, në shumë evente ku Kosova është prezantuar si pjesëmarrëse, si në Londër, Berlin, Stamboll, Dubai, Tiranë etj.
Fotgrafitë e Gashit janë publikuar në faqet e shumë mediumeve vendore dhe ndërkombëtare, ku së fundmi në faqen e “National Geographic” janë publikuar dy fotografi të Gashit, duke parë edhe një herë vlerën e fotografisë për vendin e tij.
Ekspozita – Thesaret natyrore të grupit të Vishegradit
Grupi i Vishegradit (V4) është një aleancë rajonale 30-vjeçare në Evropën Qendrore, si dhe një rajon gjeografik me një trashëgimi të pasur kulturore dhe pasuri natyrore spektakulare. Vendet V4 bashkëpunojnë për të avancuar interesat e tyre të përbashkëta në Bashkimin Evropian, për të mbështetur stabilitetin në fqinjësinë e tyre dhe për të promovuar rajonin globalisht. Me moton “Rimbushja e Evropës”, Presidenca e Grupit të Vishegradit 2021/2022 e Hungarisë synon të mbështesë rinisjen ekonomike pas pandemisë në rajon, me fokus të fortë në qëndrueshmërinë, politikën klimatike dhe tranzicionin e gjelbër ekonomik. Pikërisht në këtë frymë kjo ekspozitë hedh dritë mbi bukuritë e natyrës në rajonin V4, të cilat përpiqemi t’i ruajmë për brezat e ardhshëm.
Të tregosh bukuritë natyrore të katër vendeve në 60 fotografi është një detyrë pothuajse e pamundur. Por tani, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Hungareze, fotografët më të mirë të natyrës nga 4 vende kanë marrë sfidën.
Ministria i kërkoi “Hungarez naturArt”, Shoqatës së Fotografëve Hungarezë të Natyrës, të organizojë dhe koordinojë projektin. Shoqatat më të mëdha të fotografëve të natyrës në vendet e Vishegradit u përfshin në përzgjedhjen dhe sigurimin e imazheve.
Fotografia e natyrës është një përvojë e mrekullueshme. Për të kapur momentet më të bukura të natyrës, fotografët duhet të dinë të gjitha karakteristikat e kafshëve, bimëve, apo peizazheve, sjelljen e tyre dhe ndryshimet në kushtet e dritës. Ata duhet të bëhen pothuajse një me mjedisin, sepse vetëm atëherë mund të bëjnë foto të mira pa e shqetësuar natyrën. Për shumë prej tyre, fotografimi është dytësor, gjëja kryesore është të dalësh në hap si pjesë e natyrës dhe të përjetosh ndjesitë e mrekullueshme që vetëm një shëtitës mund t’i ketë.
Shumë nga anëtarët e katër shoqatave të fotografëve të natyrës janë bërë të famshëm në botë si fotografë të natyrës.







E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi












