Kultura
Fotografia e Shkëlzen Konxhelit botohet në “Cosmopolitan” të Serbisë
Shkëlzen Konxheli është një nga fotografët më të mirë shqiptarë. Ai jeton në Lucern të Zvicrës ndërsa më prejardhje është nga Lipjani.
Konxheli prej kohësh bashkëpunon me revista të njohura botërore si “Cosmopolitan” “NU ICON”, “Gala”, ndërkohë në studiot e tij në Lucern janë fotografuar yje si Dino Merlin, Dj. Antonio, modelja zvicerane Anja Leuenberger, Kristin Gebert, modeli shqiptar Edison Kelmendi e shumë të tjerë.
Së fundmi ai ka bashkëpunuar me modelen zvicerane Seraina Hunziker, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, fotografia e realizuar nga ai do të botohet në revistën “Cosmopolitan” në Serbi, e cila do të dal në shitje nga 16 nëntori.
“Seraina for COSMOPOLITAN serbia nov16”, ka shkruar fotografi Konxheli, njofton “albinfo.ch”.
Shkëlzen Konxheli së bashku me frizerin e njohur në Zvicër Ludo Lee, kanë marrë pjesë në të gjitha eventet gala më të njohura në Evropë prej nga shpesh herë na kanë sjellë fotografi me yjet më të njohur të futbollit apo edhe shoubizit botëror.
E-Diaspora
-
Festë e Pavarësisë në Londër: Nxënësit e “Ardhmëria” sjellin jehonën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar Mbi 100 nxënës nga rreth 30 shkolla shqipe performojnë në një manifestim kulturor në prani të... -
Flamuri i Kosovës ndriçon Times Square në 18-vjetorin e Pavarësisë -
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër -
Amina Nuraj: “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim mbi identitetin shqiptar në Sanxhak
Jeta në Zvicër
-
Marrëveshjet kolektive mund të kenë përparësi mbi pagat minimale kantonale Komisioni Ekonomik i Këshillit të Shteteve ka propozuar që pagat minimale të përcaktuara në marrëveshje kolektive... -
Rriten rastet e helmimeve në Zvicër, paralajmërohen prindërit dhe profesionistët mjekësorë -
Gjykata urdhëron qeverinë zvicerane të publikojë kontratat për vaksinat Covid -
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana kthehen në Zvicër për rehabilitim -
Pagesat me telefona të mençur tejkalojnë ato me kartë në Zvicër

















