Bota
Fotografitë e para të të dyshuarit, gruaja e tij në paraburgim
Autori i sulmit në Stamboll që vrau 39 veta gjatë Vitit të Ri po kërkohet në mënyrë aktive.
Autori i dyshuar, dhe ende i lirë, i sulmit kundër një klubi nate në Stamboll në natën e Vitit të Ri ka luftuar në radhët e grupit të Shtetit Islamik (IE) në Siri, kështu thotë shtypi turk, i cili sjell elemente të reja rreth sulmit të përgjakshëm.
Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, sulmuesi ka hyrë në Turqi nga Siria, ku ai luftoi në emër të Shtetit Islamik, edhe ngase “njeh mirë përdorimin e armëve të zjarrit”, thekson e përditshmja turke “Hürriyet”.
Një gazetar i afërt me qeverinë, Abdulkadir Selvi, shkruan në faqet e gazetës se sulmuesi është trajnuar për luftë urbane, ishte “zgjedhur në mënyrë specifike” për të kryer sulme kundër “Reina”, një klub i shtresës së lartë privat të Stambollit, ku 39 persona u vranë në natën e Vitit të Ri.
Gruaja, në paraburgim
Shtypi turk gjithashtu zbulon detajet e sulmit duke treguar se sulmuesi ishte trajnuar me armë. Sipas të përditshmeve “Hürriyet” dhe “Haberturk”, ai ka përdorur ngarkues të të dyfishtë për të optimizuar kohën e rimbushjes së armës dhe për të qëlluar pjesën e sipërme të trupit të viktimave të saj.
Autoritetet kanë lëshuar fotot e sulmuesit të dyshuar të marra në situata të ndryshme. Njëherë tregohet ai para zyrës valutore në Laleli, një zonë konservatore e Stambollit, një fotografi e bërë ndoshta disa ditë para sulmit.
Sipas së përditshmes “Haberturk”, sulmuesi ka qenë në nëntor në Konya (jug) me gruan dhe dy fëmijët e tij, dhe këtë “për të mos tërhequr vëmendjen”. Gruaja e sulmuesit është në mesin e 12 njerëzve aktualisht në paraburgim në lidhje me hetimin”, thekson kjo gazetë.
Abdulkadir Selvi thotë se autoritetet qeveritare kanë identifikuar sulmuesin e “Reina”, por ato ende nuk e kanë komunikuar publikisht emrin e tij.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











