Lajme
Fotoja më e mirë për 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sipas një njoftimi të MPJ-së, TOP 5 fotot kryesore janë shpërblyer secila me nga 600 euro, ndërsa TOP 15 fotot janë shpërblyer secila me nga 200 euro.
Ministra kosovare e Punëve të Jashtme ka shpallur të mërkurën fituesit e fotografive më të mira që janë publikuar me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast MPJ ka shpërblyer 20 fotot më të mira, me gjithsejtë 6000 euro.
Sipas një njoftimi të MPJ-së, TOP 5 fotot kryesore janë shpërblyer secila me nga 600 euro, ndërsa TOP 15 fotot janë shpërblyer secila me nga 200 euro.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme, në kuadër të festimit të pesë vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kishte hapur garën kombëtare për foton më të mirë të botuar nga vetë qytetarët e Kosovës në rrjetet sociale në internet.
Ky aktivitet është paraparë në Strategjinë për Diplomaci Digjitale, e përkrahur nga Këshilli Britanik dhe Ministria e Jashtme e Norvegjisë.
“Ata garues që nuk kanë qenë në mesin e fituesve në këto dy kategori, por foto të të cilëve janë botuar në libër, e kanë marrë nga një libër falas. Libri instakosova është botuar me gjithsej 100 foto”, njofton MPJ.
Juria profesionale, siç thuhet, ka vlerësuar fotot më të mira për kategoritë “Vendet e Kosovës”, “Njerëzit e Kosovës” dhe “Ngjarjet në Kosovë”. Kushti i vetëm ishte që fotografia të ketë qenë e postuar në rrjetet sociale Instagram, Facebook, Flicker, tek profilet e kosovarëve gjatë pesë viteve të fundit.
TOP 5: Arben Llapashtica; Beni Cufi; Besnik Hasanaj; Fisnik Dobreci dhe Shkelzen Rexha.
TOP 15: Abdurahim Abdushi; Besian Durmishi; Bujar Gashi; Dita Syla; Enis Abdullahu; Faredin Agaj; Gent Gjikolli; Ilir Lloncari; Linda Dibra; Nentor Oseku; Nita Pallaska; Petrit Daku; Rejhana Rexhaj; Trim Kabashi dhe Valon Majanci.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












