Lajme
Fqinjët po tentojnë t’i shesin pronat e Kosovës
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kohëve të fundit ka kuptuar se disa nga ish-Republikat e Jugosllavisë, me theks të veçantë ajo e Serbisë dhe e Malit të Zi kanë bërë dhe po bëjnë tentativa për shitjen e Ndërmarrjeve Shoqërore të Kosovës dhe pasurive të tyre të cilat gjenden qoftë në territorin e Kosovës apo edhe jashtë saj, përmes shpalljes së ankandeve publike.
AKP tërheqë vërejtjen se këto ndërmarrje dhe pasuritë e tyre janë dhe i takojnë Republikës së Kosovës. AKP njofton se sipas ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës është institucioni i vetëm kompetent për shitjen dhe tenderimin e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë dhe jashtë saj.
Me qëllim të informimi të drejt të opinionit publik, e posaçërisht të qytetarëve të cilët kanë interesimin për të marrë pjesë në privatizimin e NSH-ve të vendit tonë apo të aseteve të tyre, dëshirojmë të sqarojmë se Agjencia është i vetmi institucion kompetent për privatizimin e tyre.
“Tendencat për privatizimin e NSH-ve të vendit tonë apo të aseteve të tyre, nga institucionet e vendeve të tjera fqinjë me Kosovën, duke përfshirë edhe institucionet e Republikës së Serbisë, nuk gëzojnë kurrfarë mbështetje nga legjislacioni i vendit tonë e as nga legjislacioni ndërkombëtarë.
Transaksionet e tilla, janë plotësisht të papranueshme dhe konsiderohen inekzistente si për Agjencinë, ashtu edhe për institucionet e tjera të vendit tonë, dhe si të tilla nuk kanë kurrfarë vlere juridike”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












