Lajme
Franca arreston oligarkun e njohur rus, ja për çfarë akuzohet
Mësohet se oligarku rus, Alexey Kuzmichev, është arrestuar dhe po merret në pyetje në Francë, në lidhje me dyshimet për shmangie të tatimeve dhe pastrim parash, si dhe për shkeljen e sanksioneve ndërkombëtare, tha Zyra e Prokurorit për Financa më 31 tetor, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se një ditë më herët autoritetet kanë kryer bastisje në shtëpinë e Kuzmichevit në Paris dhe në rajonin Var. Kuzmichev vazhdon të jetë i ndaluar nga autoritetet dhe ende ndaj tij nuk janë ngritur akuza. Avokatët e tij ende nuk janë deklaruar për rastin.
Zyrtarët doganorë francezë vitin e kaluar konfiskuan jahtin “Le Pettie Ourse” të Kuzmichevit. Konfiskimi i jahtit prej 27 metrash ishte pjesë e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian për shkak të lidhjeve të oligarkut me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ky veprim nxiti një betejë ligjore midis autoriteteve dhe Kuzmichevit, i cili është një prej aksionarëve të një banke ruse. Kuzmichev po ashtu në gusht të këtij u fut në listën e sanksioneve amerikane për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës./REL
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër











