Kuriozitete
Franca gjobit me 500 milionë euro kompaninë Google
Autoriteti francez i konkurrencës ka vendosur një gjobë rekorde prej 500 milionë eurosh ndaj gjigantit amerikan të teknologjisë së informacionit Google.
Autoriteti francez pretendon që kompania amerikane nuk ka negociuar “me mirëbesim” me botuesit e shtypit në lidhje me zbatimin e të ashtuquajturave të drejta të lidhura, transmeton Ansa përcjell Albinfo.ch.
Google gjithashtu duhet të “paraqesë një ofertë shpërblimi për përdorimin aktual të përmbajtjes së mbrojtur” nga botuesit dhe agjencitë e lajmeve, nëse nuk dëshiron të pësojë sanksione të tjera të mëdha.
Reagimi i Google ishte i menjëhershëm.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer me këtë vendim, ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë procesit. Gjoba injoron përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje dhe injoron realitetin se si funksionojnë lajmet në platformat tona”, tha një zëdhënës i kompanisë. “Deri më tash, Google është e vetmja kompani që ka njoftuar marrëveshjet mbi të drejtat e lidhura”.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











