Lajme
Franca lehtëson rregullat COVID në shkolla
Nxënësit francezë të shkollës do të lejohen të bëjnë vetëteste, në vend të një testi PCR nëse një nga shokët e tyre të klasës është i infektuar me koronavirus, pasi rritja e infeksioneve të reja e ka bërë shumë të rëndë protokollin shëndetësor në shkolla, tha të hënën kryeministri francez, Jean Castex.
“Kam kuptuar shqetësimet e prindërve, mësuesve dhe drejtorëve të shkollave”, tha Castex për televizionin France 2, pasi një rritje e rasteve për shkak të variantit Omicron çoi në kaos dhe paralizë në shkollat franceze gjatë javës së fundit.
“Sot duhej të mbylleshin 10452 paralele. Nëse do të mbyllnim mësimet sapo të ketë një rast të parë, duke pasur parasysh shpërthimin e Omicron, të gjitha shkollat franceze do të mbylleshin brenda pak ditësh”, tha Castex.
Tani e tutje, tre vetëteste negative në vend të një testi PCR do të jenë provë e mjaftueshme që një fëmijë të vazhdojë të ndjekë shkollën, tha Castex. Ai shtoi se si masë shtesë prindërve nuk do t’u kërkohet menjëherë të marrin fëmijët e tyre në rast të një infektimi me COVID-19.
Franca po përjeton një rritje të rasteve të koronavirusit me një shkallë infeksioni me Omicron që po rrit shtrimet në spital, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












