Lajme
Franca nderon Luan Starovën me medaljen “Legjioni i Nderit”
Akademik Starova është bartës edhe i dekoratës së lartë franceze Komandanti i arteve dhe i letërsisë nga viti 2000
Për kontributin e madh që ka dhënë për miqësinë ndërmjet popullit francez dhe shqiptar, presidenti i Republikës së Francës e ka dekoruar akademikun dhe shkrimtarin e njohur shqiptar nga Maqedonia, Luan Starova me dekoratën Legjioni i Nderit. Ai është bartës edhe i dekoratës së lartë franceze Komandanti i arteve dhe i letërsisë nga viti 2000.
Këto deklarata i ndahen akademikut Luan Starova për kontributin e tij të madh në zhvillimin e marrëdhënieve Francë-Maqedoni në periudhën kur Starova ka qenë ambasadori i parë i Republikës së Maqedonisë në Francë, për kuptimin më të mirë të rajonit në vitet kritike të dekadës së fundit të shekullit të kaluar, citon AlsatM.
Starova është anëtar i Akademisë evropiane, anëtar i rregullt në Akademinë e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, anëtar i Akademisë Mesdhetare nga Napoli, anëtar nderi i Akademisë së shkencave të Shqipërisë, si dhe anëtar i shoqatës shkencore “Lajbnic” nga Berlini. Dekorata Legjioni i nderit akademikut Starova do t’i dorëzohet në Shkup më 11 prill.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat Parlamentarët e kantonit të Bernës miratuan një mocion që kërkon të mundësojë klasat dygjuhëshe në të... -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja














