Lajme
Franca nis eksperimentin e uniformave për nxënësit e shkollave
Disa qindra nxënës të shkollave fillore në jug të Francës shkuan sot në shkollë për herë të parë me uniforma, si pjesë e një eksperienti të kontestuar për t’i bërë ato të detyrueshme.
Uniformat nuk ishin kërkuar kurrë në shkollat shtetërore në Francë para se presidenti Macron te njoftonte muajin e kaluar testin për rreth 100 shkolla me synimin t’i bëjë të detyrueshme në vitin 2026.
Disa qytete me orientim të djathtë kanë pranuar testimin, por në shumë të tjera është kundërshtuar nga mësuesit nxënësit e prindërit.
Kritikët thonë se paratë mund të shpenzohen në shumë aspekte të nevojshme të arsimit publik për të përmirësuar mësimin, dhe kërkojnë të dinë arsyet e kësaj lëvizjeje të ngjashme me arsimin ‘e stilit komunist’.
Rreth 700 nxënës në katër shkolla të qytetit jugor Beziers tentuan sot skemën duke veshur uniforma identike për të gjithë nxënësit.
Shtatëvjeçarja Alexia tha se shpresonte që shokët e klasës të mos komentonin shumë mbi pamjen e saj me uniformën blu.
“Nganjëherë ata thonë ‘je e shëmtuar, nuk jemi veshur njëlloj’ dhe kjo të lëndon. Tani të paktën të gjithë kanë të njëjtat veshje, të njëjtën xhaketë”, tha fëmija.
Bashkë e qytetit tha se do të kontribuojë në koston prej 200-euro të çdo uniforme, teksa shtonte se lëvizja ndihmon ndalimin e bullizimit në shkolla.
“Nëse je i pasur apo i varfër, tani kjo do të jetë më pak e dukshme, pasi ata do të vishen njëlloj”, tha një përfaqësues i bashkisë për rrjetin AFP.
Uniformat nuk ishin kërkuar kurrë në shkollat shtetërore në Francë para se presidenti Macron te njoftonte muajin e kaluar testin.
E-Diaspora
-
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Ekspozita “Nga lufta në paqe: Kosova e rrëfyer nga shtypi dhe media” mbahet në Çikago... -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave













