Bota
Franca nis hetime pas zhdukjes së shefit të INTERPOL-it
Autoritetet franceze kanë nisur hetime, meqë presidenti i Agjencisë së Policisë Ndërkombëtare, INTERPOL, Meng Hongwei, është raportuar i zhdukur, pasi ka udhëtuar në shtetin e tij të origjinës, Kinë.
Gruaja e Hongwei ka kontaktuar policinë në Lion, qytetin francez ku ka selinë kjo agjenci, pasi burri i saj nuk është lajmëruar prej kur ka arritur në Kinë më 29 shtator, kanë thënë burime nga policia dhe gjyqësori.
INTERPOL-i ende nuk ka komentuar asgjë rreth këtij rasti, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Funksioni kyç i kësaj agjencie është të ofrojë mekanizma për forcat policore në vende të ndryshyme, ashtu që ato të njoftojnë njëra-tjetrën për të dyshuarit e kërkuar.
Meng, 64 vjeçar, është emëruar president i INTERPOL-it më 2016, pasi ka mbajtur një varg pozitash të larta në Kinë, duke përfshirë pozitën e zëvendësministrit.
Mandati i tij në agjencinë ndërkombëtare është deri më 2020.
Vëzhguesit e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin e tyre se Kina mund të përdorë pozitën e Meng për të ndjekur disidentët jashtë shtetit.
Kina ka tentuar disa herë të kërkojë ndihmë nga shtetet e huaja për t’i arrestuar dhe deportuar qytetarët kinezë që akuzohen në vendin e tyre për krime përfshirë korrupsionin dhe terrorizmin.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












