Lajme
Franca paralajmëron sanksione edhe për dhjetëra njerëz të Putinit
Turistët e pasur nga Rusia dhe Ukraina po anulojnë gjithashtu pushimet e tyre verore në bregdetin francez.
Franca kërkon të shtojë dhjetëra njerëz të tjerë të afërt me liderin e Kremlinit, Vladimir Putin, në listën e sanksioneve të BE-së të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës.
”Autoritetet financiare franceze kanë thënë se ky grup njerëzish ose të afërm të tyre kanë prona në Francë”, tha ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.
”Ne do të përcjellim disa dhjetëra emra të personaliteteve ruse në Komisionin Evropian për t’u vendosur nën sanksione”, tha ministri.
Sipas gazetës ”Nice-Matin”, industria e pasurive të paluajtshme po raporton mungesë porosish të reja dhe klientë që largohen nga Rusia, veçanërisht në Cote d’Azur, ku rusët kanë investuar në prona të shtrenjta prej vitesh.
Një ndërmjetës i tha gazetës se një nga klientët e tij dëshiron të shesë shtëpinë e tij për pothuajse 10 milionë euro (10.94 milionë dollarë), sepse nuk mund të kishte më të ardhura që të përputheshin me atë mënyrë jetese, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha gjithashtu se një blerës potencial rus anuloi blerjen e një prone për më shumë se 20 milionë euro në Saint-Tropez, sepse tani kishte nevojë për para.
Turistët e pasur nga Rusia dhe Ukraina po anulojnë gjithashtu pushimet e tyre verore në bregdetin francez.
”Rusët përbëjnë 8% të biznesit në Cote d’Azur”, sipas Dhomës Franceze të Tregtisë dhe Industrisë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike











