Shqipëria
Franca, vendi i preferuar i të rinjve shqiptarë për azil
Pse është Franca vendi i preferuar i të rinjve shqiptarë për azil?
Pandemia nuk i ndali të rinjtë shqiptarë që të aplikonin për azil në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë vitit pandemik, sipas Eurostat, mbi dy mijë të mitur nga Shqipëria kërkuan azil në vendet e BE-së. Sociologët thonë se përtej aspektit ekonomik, humbja e shpresës detyron të rinjtë të braktisin vendin.
Për këtë çështje shqetësuese, foli në Ditarin e mëngjesit në A2 Elda Spaho, gazetare për çështje sociale dhe ekonomike, e cila jeton në Francë.
Cilat janë arsyet që largojnë fëmijët nga vendi?
“Fëmijët shqiptarë vijnë në Francë për të njëjtat arsye që vijnë edhe të rriturit. Është një fëmijëri shumë e vështirë ajo që të miturit tanë jetojnë në Shqipëri. Është një sistem shkollor që nuk të nxit, është mediokër. Shumë nga ata që kam folur më thonë se kërkojnë mundësi më të mira shkollimi, një profesion. Pastaj, gjithnjë është varfëria. Shqipëria është në vend të tretë në Europë. Shqipëria ka dalë nga statusi i një vendi të varfër dhe këto shifra nuk do të duhet të ekzistonin, po ashtu siç nuk do të duhet të ekzistonin edhe shifrat e emigrantëve shqiptarë”, përcjell Albinfo.ch.
Pse Franca destinancion për fëmijët shqiptarë?
“Ka dy arsye. Së pari, është ezauruar ajo rruga tradicionale kur shkonim në vendet fqinje. Franca është pak më larg, por tani po zhvendoset ky fluks. Gjermania dhe Italia po forcojnë politikën e tyre me emigrantët. Fillimisht, janë zhvendosur të rriturit dhe më pas ka ardhur edhe vala e të miturve, të cilët mund të ketë edhe një të njohur ku mbështeten. Së dyti, Franca e marketon shumë fort këtë imazh të vendit që të pret, tokë azili, por ajo që gjen kur vjen si emigrant është tjetër gjë. Franca ka kohë që ka ndryshuar dhe i ka ashpërsuar mënyrat e pritjes së emigrantëve”.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?











