Sport
Francë: Sapo u shpalos flamuri i përmasava gjigande 150 me 70 metra
Tifozët shqiptarë sapo kanë shpalosur në Marsej flamurin gjigand të bërë enkas për lojën Francë –Shqipëri.
Ideatori i realizimit të flamurit shqiptar është piktori Rinor Sllova. Ai thotë për albinfo.ch se shqiponjën në këtë flamur e ka vizatuar me dorë në në pëlhurë të kuqe në bashkëpunim me tifozët Kuq e Zi.
„Ky projekt është punuar në Prishtinë në përmasat 150 i gjatë dhe 70 metra gjerësi“, tregon Sllova për albinfo.ch, dhe vazhdon, „motivi është kombëtarja që na bëri kaq krenarë“.
Financimi i këtij projekti ka ardhur me ndihmën e disa biznesmenëve ku kostoja totale tij ishte 15 mijë euro, thekson ai.
Por autoritetet vendase nuk kanë dhënë leje për shfaqjen e flamurit në Stadium sonte në ora 21. 00 me fillim të lojës Shqipëri – Francë.
„Flamuri nuk do të shpaloset në stadiumin e Marsejit“, thotë ai me gjysmë zëri.
Ideatori i Flamurit Rinor Sllova nga Dibra e Madhe e Maqedonisë nuk duket shumë i lumtur pasi që autoritetet e vendit nuk kanë lejuar shpalsojen e flamurit në Stadium.
„Jo ky flamur nuk do të mundë të shpaloset në stadium pasi që autoritetet nuk na lejuan“, njofton Sllova.
Autoritetet e vendit kanë dhënë leje që ky flamur të shfaqet në „Plages du Parde“ në Marsej, plazhi buzë Fanzonës së krijuar për të parë ndeshjet e kampionatit.
„Autoritetet franceze na kanë dhënë leje vetëm këtu në plazhen e Marsejit ta shpalosim flamurin“, shpjegon piktori nga Dibra.
Përcjelljen e këtij eventi të rrallë po e bëjnë shumë tifozë shqiptarë me brohoritje në mbështetje të kombëtares. Tifozat Kuq e Zi, kanë ftuar tifozët shqiptarë që t’u bashkohen atyre në ora 14.30 për ta bërë shfaqjen sa më madhështore. Shumë media të huaja po e përcjelllin paraqitjen paqësore të tifozërisë shqiptare.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës






















