Lajme
Francezët, gjermanët e italianët kanë dyshime në Bashkimin Evropian
Reagimet për projektin europian, nga ana e qytetarëve të Francës, Italisë dhe Gjermanisë, duhet të shërbejnë që dikush të reflektojë në Bruksel, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch
Për shembull, pjesa më e madhe e italianëve nuk beson se Bashkimi Europian e ka me të vërtetë për zemër fatin e Italisë; janë dhe më të shumtë italianët të cilët mendojnë se Londra do të jetë më mirë pas Brexit në krahasim me ata që mendojnë se pasojat e divorcit do të jenë negative.
Nuk është e nevojshme të thuhet se dhe Gjermania konfirmohet se vendi më euro entuziast se të tjerët dhe pse një pjesë e madhe e popullsisë gjermane mendon se Brukseli nuk mbron interesat e Berlinit.
Është një e dhënë e sigurte se mungesa e besimit në institucionet europiane gjen një terren pjellor në periudhë krizash ekonomike, dhe në kryeqytetin belg ka nga ata që po bëhen gati për t’u përballur me testin stresues të radhës.
Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për të ardhmen e Bashkimit Europian: pasojat e pandemisë së Covid-19 shkaktojnë sfida që rrezikojnë vetë ekzistencën e tij, transmeton abcnews.al
Sondazhi është realizuar duke pyetur 1500 persona për vend, me një përqindje gabimi deri në 3%. Qytetarëve të këtyre vendeve, dhe atyre britanikë, iu është kërkuar një opinion për menaxhimin e krizës shëndetësore nga qeveritë përkatëse dhe institucionet europiane. Dhe në fund sondazhi është përqendruar në krizën klimaterike.
Një nga pyetjet i referohej një referendumi të mundshëm për qëndrimin ose jo në Bashkimin Europian.
Në Itali 48 për qind e qytetarëve duan të jenë pjesë e BE-së, në Francë përqindja është 52, ndërsa në Gjermani janë 64 për qind qytetarët pro qëndrimit. Italianët kundër janë 30%, francezët 27%, gjermanët 20%. Të gjithë të tjerët u shprehën se nuk e dinin.
Por pjesa më e madhe e francezëve janë të pakënaqur nga Bashkimi Europian. Institucionet europiane vazhdojnë të konsiderohen si shumë të largëta, një ndjenjë që perceptohet dhe në Gjermani.
Në të tre vendet pjesa më e madhe e qytetarëve mendojë se Bashkimi Europian nuk mbron interesat e tyre kombëtare.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër Kërkesa për të pasur një patentë fizike drejtimi mund të bëhet thjesht një kujtim në Zvicër.... -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici












