Bota
Francezët të shqetësuar për numrin e madh të azilkërkuesve shqiptarë
Nga 293 kërkesa të përmuajshme azili që shqiptarët kërkonin zakonisht në Francë, kjo shifër është trefishuar muajt e fundit, duke mbërritur në 973
Numri i azilkërkuesve shqiptarë është i lartë në Gjermani e Zvicër, por së fundi edhe Franca është shndërruar në destinacion shumë i rëndësishëm për shqiptarët.
Por, e përditshmja franceze “Le Monde” është e shqetësuar për numrin e madh të azilkërkuesve nga Shqipëria në Francë, raporton albinfo.ch.
Me titullin e fortë: “Shqetësim për shtimin e kërkesave për azil të shqiptarëve” gazeta vë re se shqiptarët renditen para sirianëve apo afganëve, qytetarë që vijnë nga zonat e konfliktit.
Megjithëse, Franca nuk është një tokë e preferuar për shqiptarët, plot 5 700 kanë kërkuar mbrojtje në këtë vend. Nga 293 kërkesa të përmuajshme azili që shqiptarët kërkonin zakonisht në Francë, kjo shifër është trefishuar muajt e fundit, duke mbërritur në 973.
Pjesa më shqetësuese e artikullit të “Le Monde” është një letër që gazeta ka arritur të sigurojë. Ajo mban firmën e ambasadorit të Francës në Tiranë Bernard Fitoussi dhe i drejtohet Ministrisë së Brendshme. Aty shprehet shqetësimi për rritjen e kërkesave të azilit nga shqiptarët dhe lëshohet alarmi: “Kjo situatë mund të rëndohet”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











