Shkurt.ch
Frangu zviceran ndërron “fytyrën” pas 20 vjetëve
Frangu zviceran, si një prej monedhave më të vlefshme në botë, ka fituar një pamje të re, pas 20 vjetëve. Banka zvicerane SNB njoftoi për një seri të re të kartëmonedhave. Seria e re është pa portrete të njerëzve të famshëm, por me lokacione tipike zvicerane. E para në listë është kartëmonedha prej 50 frangash, […]
Frangu zviceran, si një prej monedhave më të vlefshme në botë, ka fituar një pamje të re, pas 20 vjetëve. Banka zvicerane SNB njoftoi për një seri të re të kartëmonedhave. Seria e re është pa portrete të njerëzve të famshëm, por me lokacione tipike zvicerane.
E para në listë është kartëmonedha prej 50 frangash, e cila tashmë është në qarkullim. Kjo seri përmban shumë karakteristika të sigurisë, tha Andre Maehler, një anëtar i Bordit të SNB-së, duke shtuar se Zvicra nuk ka probleme me kartëmonedha të rreme. Sipas tij, çdo seri e re është një përpjekje për të zvogëluar rrezikun.
Frangu i vjetër do të mbetet në lojë, do të ketë udhëzime për tërheqjen e tyre.
Nuancat e monedhave të reja mbeten të njëjta si më parë. 10 franga mbeten të verdha, 20 të kuqe, 50 e gjelbër, 100 e kaltër, 200 – kafe, 1000 vioelet. Seria do të lëshohet në hapa gjysmëvjetore deri në vitin 2019.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












