Shkurt.ch
Friburg: Arrestohen dy hajna shqiptarë
Hajnat e supozuar me prejadhje nga Kosova akuzohen për 30 vjedhje me thyerje dhe 10 tentativa vjedhjeje
Dy vjedhës u arrestuan më 7 korrik të këtij viti në Grolley. Pas një hetimi të kryer nga ana e Departamentit të Policisë së Kantonit, ata janë veçanërisht të akuzuar për 39 vjedhje të kryera nga dhjetori 2011 deri në korrik 2012 në kantonin e Friburg-ut.
Ata dyshohen të kenë vjedhur shuma që shifrohen në disa qindra-mijëra franga. Policia kantonale e Fribourg-ut ka përfunduar një hetim që përfshin dy autorët në 39 vjedhje me thyerje të pronës si dhe për dhjetë tentativa vjedhjeje të kryera gjatë periudhës dhjetor 2011 – korrik 2012 në kantonin e Fribourg-ut.
Të dy burrat janë po ashtu të akuzuar për shkelje të Ligjit Federal për shtetasit e huaj. Të burgosur, ata janë tani në dispozicion të prokurorit në Ministrin Publike.
Ata janë kapur në makinën e tyre
Të shtunën, më 7 korrik 2012, të dy autorët kishin kryer një vjedhje në Misery, ndërsa u arrestuan në Grolley, në një automjet. Shoferi dhe pasagjeri dolën që ishin dy shtetas kosovarë me moshë 29 dhe 22 vjeç.
Kur u kontrolluan nga policia, shoferi nuk kishte leje të makinës, ndërsa bashkëshoqëruesi i tij nuk kishte leje qëndrimi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











