Integrimi
Frika dhe pasiguria rrisin kërkesën për pasaportën zvicerane!
Kryetari i Komisionit Federal për Migracion, Walter Leimgruber e shpjegon këtë shtim “pjesërisht me atmosferën që aktualisht mbretëron në vend në raport me të huajt
Ndërkohë që statistikat kanë shënuar një trend të zvogëlimit të numrit të të huajve që kanë ardhur rishtas në Zvicër, është rritur numri i atyre që natyralizohen gjegjësisht marrin pasaportën zvicerane. Ekspertët vlerësojnë se frika dhe pasiguria që ka mbjellë iniciativa për zbatimin e dëbimit të të huajve dhe në përgjithësi klima politike ka shkaktuar një trend të tillë, shkruan 20minuten.ch.
Vetëm nga janari deri në mars në Zvicër janë natyralizuar rreth 8800 të huaj, që është për 40 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë të një viti më parë.
Kryetari i Komisionit Federal për Migracion, Walter Leimgruber e shpjegon këtë shtim “pjesërisht me atmosferën që aktualisht mbretëron në vend në raport me të huajt. Dhe me pasigurinë lidhur me gjendjen e të huajve në Zvicër që është shkaktuar nga referendumet e ndryshme dhe debatet lidhur me politikën e migracionit”, transmetlon albinfo.ch. Këtu bëhet fjalë për inisiciativën e dëbimit, iniciativën kundër migracionit masive, atë të zbatimit, etj. Të gjitha këto iniciativa të nisura nga SVP-ja, kanë ndikuar te të huajt që të mendohen se ndoshta duhet të braktisin Zvicrën, edhe nëse janë rritur në këtë vend.
Por këtë konstatim e kundërshton deputetja nga SVP-ja, Yvette Estermann, e cila vet është e ardhur në Zvicër nga Sllovakia. Estermann është në krye të shoqatës “Neue Heimat Schweiz” (Atdheu i ri, Zvicra), përcjell albinfo.ch. Ajo thotë se këta njerëz që kërkojnë pasaportën zvicerane nuk e bëjnë këtë nga frika por ngase dua të jenë pjesë e kësaj shoqërie dhe të marrin vendime së bashku me të tjerët.
Numri i natyralizimeve, nga viti 2006 kur kishte arritur kulmin me 47.000 sosh, në vitin 2014 kishte rënë në 33.000. ndërsa në vitin e kaluar ai sërish u ngrit në më shumë se 40.000
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











