Shkurt.ch
Frika nga “dyndjet afrikane” dhe krahasimet me Kosovën
"Kosovarët qysh më parë ishin këtu. Me luftën, ata sollën familjarët e tyre. Ndërkaq, afrikanëve të veriut u mungon një bazë e tillë"
Paralajmërimet për refugjatët që po braktisin Tunizinë ka ngjallur shqetësim serioz te autoritetet zvicerane. Ato e shohin veten të përballur me mundësinë e ardhjes së një numri të madh të refugjatëve nga regjioni i kapluar nga kriza.
Në këtë frikë duket se janë bashkuar të gjitha ngjyrat e spektrit politik të Zvicrës. Kështu, siç shkruan gazeta 20minuten, përveç partive të djathta, “maturi” në pranimin e refugjatëve nga Tunizia kanë kërkuar kësaj radhe edhe përfaqësuesit e partisë Socialdemokrate.
Të vetmit që thonë se “Zvicra duhet të marrë sa më shumë refugjatë që të ketë mundësi”, janë përfaqësuesit e shoqatave që mbrojnë të drejtat e refugjatëve.
Ndërkaq, drejtoresha e policisë së kantonit të St.Gallenit, politikania e FDP-së Karin Keller-Sutter, e pyetur nga 20Minuten lidhur me mundësinë e pranimit në Zvicër të refugjatëve të përmendur është më e drejtpërdrejtë. “Ata janë refugjatë ekonomikë dhe si të tillë duhen kthyer menjëherë mbrapshtë”, ka thënë ajo.
Keller-Sutter po ashtu fajëson autoritetet e shteteve të BE-së, të cilat, sipas saj i krijojnë vështirësi Zvicrës, duke i lejuar ata që tashmë ua kanë refuzuar mikpritjen, të kalojnë kufirin dhe të kërkojnë strehim në Zvicër. Këtu ajo i është referuar kryesisht Italisë.
Pyetjes nëse me migrimin e madh të tunizianëve po përsëriten rrethanat “kosovare” të vitteve 90` që mundësuan krijimin, sipas gazetës të “pakicës së madhe etnike të shqiptarëve të Kosovës në Zvicër”, Keller-Sutter i është përgjigjur negativisht. “Dihet se kosovarët qysh më parë ishin këtu si të rekrutuar, në tregun e punës. Më vonë, me luftën në Kosovë, ata sollën familjarët e tyre këtu. Ndërkaq, afrikanëve të veriut u mungon një bazë e tillë”, ka thënë shefja e policisë së kantonit të St.Gallenit, Karin Keller-Sutter.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune











