Lajme
Fshati kundërshton sërish natyralizimin e kryefamiljarit kosovar
Fshati Bubendorf nuk dëshiron të natyralizojë kryefamiljarin e familjes Halili me asnjë kusht. Ka bërë ankesë në Gjykatën Kantonale
Familja kosovare Halili ka jetuar në Bubendorf të Kantonit Baselland për 15 vjet. Të ardhur si refugjatë lufte me azil të refuzuar nga shteti, por të ofruar pastaj nga kisha, nëna dhe dy djemtë tani janë natyralizuar, shkruan telebasel.ch.
Por, në rastin e babait, Hamdiut, megjithatë, komuna është bërë kokëfortë: nuk pranon ta natyralizojë, transmeton albinfo.ch.
Asambleja e Komunës kishte refuzuar natyralizimin dy herë pa dhënë ndonjë arsye të qëndrueshme. Në fund, u desh të ndërhynte edhe qeveria e kantonit. Sipas saj, Hamdiu duhet të natyralizohej menjëherë.
Por komuna, e cila është përgjegjëse për natyralizimin në Bubendorf, nuk dëshiron të lëshojë pe, transmeton albinfo.ch. Ajo ka ushtruar ankesë në Gjykatën kantonale kundër vendimit të këshillit qeveritar,
Pyetja pse mbetet pa përgjigje, askush nga komuniteti nuk merr pozicion në raport me mediat. Një person i brendshëm i komunitetit qytetar ka thënë për gazetën BaZ: “Kjo gjë tashmë është e turpshme”.
Ndërsa një banor citohet të ketë thënë: “Unë dyshoj për ksenofobinë”, përcjell albinfo.ch. “Po veprohet sipas motos: ‘Tash ne u tregojmë atyre” dhe ua kthejmë hakun për shkak të azilit kishtar` që, siç dihet, e kishte gëzuar familja Halili para 15 vjetësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa














