Kosova
Fshati në Kosovë, ku të gjithë banorët kanë një mbiemër, por dy fe
Fshati Brus, me vetëm një mbiemër, Gashi, por me dy fe, islamin dhe krishtërizmin
Bëhet fjalë për fshatin Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit. E veçanta e këtij fshati është se ka dy karakteristika shumë interesante. Të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishtërizmin, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se fshati është ngritur prej tre vëllezërve, të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme. Në mes të fshatit janë varrezat, në të cilat deri para një dekade janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. Në Brus ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, por edhe të reja.
Po ashtu, fshati Burs me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të komunës së Lipjanit. Për të arritur në të duhet kaluar nëpër territorin e dy komunave, Prishtinës dhe Artanës.
Duhet theksuar se edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare është në maksimum.
Prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është profesioni i vetëm i shumicës së banorëve të Brusit. Në këtë fshat ka 30 furra të posaçme, në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill për skarë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













