Kosova
Fshati Bishtazhin merr pamje mahnitëse për festat e fundvitit
Bishtazhini, gati për festat e fundvitit
Fshati Bishtazhin i komunës së Gjakovës këto ditë ka marrë pamje magjepsëse. Në prag të festës së Krishtlindjes ka marrë një pamje shumë tërheqëse që josh të gjitha moshat ta vizitojnë dhe ta përjetojnë atmosferën e këndshme të krijuar aty, shkruan albinfo.ch.
Ashtu si çdo vit për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, fshati Bishtazhin i Gjakovës është stolisur bukur për këto festa.
Fshati duket mahnitës, madje, po u jep leksion edhe vendeve të tjera të Kosovës, të cilat ende nuk kanë filluar dekorimet e fundvitit në shumë qytete.
Ky dekorim është realizuar nga banorët e fshatit, të cilët kanë thënë se për këtë punë janë angazhuar rreth një muaj. Ndërsa për t’u arritur kjo pamje të rinjtë janë ndihmuar financiarisht nga bashkëfshatarët nga diaspora. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe