Futboll
FSHF ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Panucci
Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.
Vendimi është marrë pas përfundimit të sfidës së djeshme në “Loro Boriçi”, ndaj Turqisë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2.
Rezultatet e dobëta, që shoqëruan kuqezinjtë gjatë gjithë vitit 2018, por edhe në këtë fillim të edicionit eliminator të Euro 2020, kanë ndikuar në këtë vendim.
Në njoftimin zyrtar të FSHF-së, thuhet se për ndeshjen me Andorrën, që do të zhvillohet të hënën, skuadra do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, shkruan tch, përcjell albinfo.ch
Kujtojmë që Bulku ka qenë asistent i Panuccit, ndërsa Mema është afruar për të ndihmuar ish mesfushorin me eksperiencën e tij, për sfidën me Andorrën.
Christian Panucci mori drejtimin e kuqezinjve në verën e 2017-ës, ku zëvendësoi Gianni De Biasin, ndërsa debutoi me ndeshjet kundër Lichtensteinit dhe Maqedonisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais












