Kosova
FSK-ja, në hap me planin për transformim në ushtri
FSK-ja me hapa konkrete, si po zbatohet plani për transformimin e ushtrisë së Kosovës
Duket se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me kapacitete ushtarake – ka hyrë në vitin e gjashtë dhe po zhvillohet sipas planit dhjetvjeçar, përcjell albinfi,.ch,
Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës shprehen se ky proces tashmë është në fazën e dytë të realizimit. “Kjo fazë parashikon ngritjen e kapaciteteve luftarake. Gjatë këtyre dy viteve, kemi investuar në sisteme moderne të armatimit… siç është kërkesa e Kosovës për të blerë raketa Javelin. Por, ky nuk është i vetmi sistem që kemi në plan për të blerë”, është shprehur Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes.
SHBA-ja vazhdon ta mbështesë Kosovën në transformimin “transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike për mbrojtje territoriale, të ndërveprueshme me NATO-n, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile”.
Procesi i transformimit të FSK-së në ushtri nisi në dhjetor të vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për ta ndryshuar mandatin e FSK-së. Ky proces pritet të zgjasë deri në vitin 2028. Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, disa nga përgjegjësitë e reja të FSK-së do të ishin ruajtja e sovranitetit e integritetit territorial, ofrimi i mbështetjes ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare. Në fazën e tretë dhe të fundit të transformimit të FSK-së – që nis nga viti 2025 e përfundon më 2028 planifikohet ngritja e kapaciteteve ajrore, siç është blerja e helikopterëve dhe mjeteve të tjera ajrore. Në shumë drejtime, zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes janë shprehur se po punohet me hapa më të shpejtë sesa që ishte planifikuar në planin e transformimit. Një ndër to, ka të bëjë me rekrutimin e pjesëtarëve të rinj të FSK-së.
Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë. Përveç kërkesës për blerje të raketave Javelin, vitin e kaluar Kosova bleu nga Turqia edhe dronë Bayraktar. Në vitin 2018, nga SHBA-ja në Kosovë erdhën automjete ushtarake të tipit Humvee. Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021 Qeveria amerikane i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle). Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një vendim për blerjen e dronëve amerikanë, ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool













