Kosova
FSK-së i shtohen edhe 311 ushtarë
Sot janë betuar 311 rekrutë të rinj për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u është drejtuar ushtarëve të rinj, duke u thënë se qëllim e kanë garantimin e paqes në vend dhe më gjerë, përcjell albinfo.ch.
Ai ka njoftuar se më 28 nëntor do të hapet konkursi i radhës për pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj.
Mehaj ka theksuar se nuk mund të ecet përpara pa nderuar të kaluarën, për të cilën është derdhur gjak.
“Në venat tuaja keni ADN-në e UÇK-së, keni ADN-nën e komandantit legjendar Adem Jasharit. Ushtria e Adem Jasharit nuk kthehet prapa, është e pathyeshme dhe e pamposhtur. Jemi të qëndrueshëm dhe vizionarë si Adem Demaçi dhe trima si Adem Jashari”.
Ndërsa, anëtarësimin në NATO e quajti synim parësor.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në tokën evropiane pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe pa hequr dorë Serbia nga Kosova.
“Ne nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, por ndjehemi të kërcënuar nga pretendimet e Serbisë mbi shtetin tonë. Paqja në botë sot po rrezikohet nga agresioni rus në Ukrainë, ne jemi rreshtuar përkrah Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në tokën evropiane pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe pa hequr dorë Serbia nga Kosova”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në ceremoninë e betimit të 311 rekrutëve në FSK.
Ai ka thënë se ushtria e Kosovës po rritet brenda shtetit sovran dhe demokratik.
“Ushtria jonë po rritet, po forcohet në Kosovën tonë sovrane e demokratike. Për të lindur ky shtet u desht mund e sakrifica e përpjekje, kjo përpjekje kulmoi me luftën e UÇK-së për mbrojtjen e vendit tonë, çlirimin e atdheut dhe largimin e okupatorit serb. Shteti ynë është u barabartë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim etnie, feje apo përkatësi të tjera. Për të mbrotjur lirinë e shtetit tonë e kemi FSK-në e cila po ndërtohet sipas pricnicpeve të një ushtrie moderne. Gjithçka që arritëm e bëmë me miqtë tanë të çmuar , SHBA -në dhe shtetet tjera të botës demokratike, evropiane epërendimore. Prandaj orientimi ynë është i qartë ne duam të jemi pjesë e NATO-s”, ka thënë ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk do të lëshojë pe përtej Kushtetutës dhe ligjeve të saj, duke shtuar se çdo gjë ilegale në Kosovë do të ndalohet dhe do të ketë sundim të ligjit.
Të gjitha këto janë përpjekje të Serbisë që të rrisë presionin mbi Republikën e Kosovës ashtu që ne të thehemi përballë kërkesave të tyre por ne e dimë që të gjitha këto vijnë nga Beogradi dhe Vuçiqi. Mendoj se qeveria dhe Republika e Kosovës do të sillen në atë mënyrë që të mos pranojnë kushtëzime përmes shantazhit, përmes bllokadave dhe përmes përdorimit të forcës nga ana e Serbisë”, ka thënë Konjufca.
“E gjithë kjo është përpjekje e Serbisë për me destabilizu Kosovën dhe që në tavolinën e negociatave me imponu kushte më të mira për Serbinë, ne nuk e pranojmë këtë gjuhë si Republikë e Kosovës, kjo është gjuhë e shantazhit, e bllokadave dhe dhunës, ne mendojmë që Kosova është në të drejtën e saj, nuk mund të lëshojmë pe përtej Kushtetutës sonë, nuk mund të lëshojmë pe përtej ligjeve gjithçka që është ilegale në Kosovë do të ndalohet dhe sundimi i ligjit do të ndodhë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












