Lajme
Ftesë për mjekët, stomatologët dhe farmacistët nga diaspora dhe trojet shqiptare në Simpoziumiin e II- të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër
Më 2 korrik 2022, specialistë të njohur nga e gjithë Zvicra do të takohen në Kursaal Bern për të shkëmbyer gjetjet e reja mbi diagnostikimin dhe trajtimin e insuficiencës/ pamjaftueshmërisë së organeve, përcjellë Albinfo.ch.
Insuficienca e organeve paraqet një sfidë të madhe në mjekësi. Në qoftë se diagnoza nuk vendoset shpejt dhe terapia nuk fillon herët, insuficienca e një organi mund të çojë në dështim të shumë organeve. Dështimi i shumë organeve ka një shkallë të lartë vdekshmërie dhe për këtë arsye kërkon kujdes intensiv mjekësor me monitorim të vazhdueshëm të funksioneve jetësore.
Falë përparimeve në diagnostikën mjekësore dhe terapisë multimodale, sot pacientët me insuficiencë egzistuese apo në zhvillim kanë shanse më të mira të mbijetesës.
Pra, fokusi i Simpoziumit të Dytë të LMSHZ-së do të jetë në temën e lartëpërmendur, me theks të veçantë në strategjitë e reja për të identifikuar më lehtë pacientët me rrezik të lartë, diagnostikimin e hershëm të tyre dhe ofrimin e terapisë adekuate.
Shpresojmë që ky simpozium do t’i drejtohet një auditori të gjerë duke promovuar kështu bashkëpunimin e mirëfilltë dhe të domosdoshëm të komunitetit mjekësor në Zvicër e më gjerë.
Pjesëmarrja është falas dhe simpoziumi është i akredituar.
Ne dëshirojmë të përfitojmë nga ky rast për të falënderuar paraprakisht të gjithë pjesëmarrësit, referuesit dhe sponsorët tanë, të cilët po kontribuojnë që ky simpozium të arrijë qëllimin e tij.
Numri i pjesëmarrësve në simpozium është i limituar, max. 120 pjesëmarrës./Albinfo.ch
Lidhur me programin e detajuar- shiko Flyer!
Regjistrimi i pjesëmarrjes:
https://www.swissalbmed.ch/anmelden_s.html
E-Diaspora
-
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe Shkollat shqipe priten të hapen në Konstanz dhe Singen... -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












