Jeta në Zvicër
Ftesë publike
FTESË PUBLIKE
Të nderuar bashkatdhetarë
Nisur nga dëshira dhe vullneti i shumë qytetarëve, aktivistë dhe dashamirës të kulturës dhe sportit, pas shumë takimesh dhe konsultash mbi njëvjeçare, të motivuar për të bashkërenduar angazhimet tona të përbashkëta,
J U F T O J M Ë
të merrni pjesë në Kuvendin Themelues të UNIONIT KULTUROR SPORTIV SHQIPTAR në St. Gallen dhe më gjerë.
Kuvendi Themelues mbahet të dielën, më 11 Shtator, dhe fillon nga ora 13.30.
Adresa e mbajtjes së Kuvendit është: Restaurant ADLER, St. Georgenstrasse 84, 9000 St. Gallen.
Jeni të mirëseardhur!
Për ndihmesë në mbarëvajtje të Kuvendit Themelues, ju falënderojmë që më parë.
Me nderime,
Grupi i Organizimit të Kuvendit Themelues
St. Gallen, Gusht 2016.
________________________________________________________________
Organizues të Kuvendit janë personalitete, subjekte të dëshmuara në fushën e kulturës dhe sportit, si dhe biznese në St. Gallen e rrethinë, si dhe në nivele kantonesh si St. Gallen dhe Thurgau.
SYNIMET DHE QËLLIMET
* Nën emrin “Unioni Kulturor dhe Sportiv Shqiptar”, më tutje – “UKSSH”, nënkuptojmë një shoqatë politikisht neutrale, jo komerciale, themeluar sipas Nenit 60 të Kodit Civil Zviceran.
* Synim i UKSSH – së është krijimi i një vendtakimi si një platformë kulturore dhe sportive për të gjithë kulturëdashësit dhe sportdashësit, të gjithë ata që aktivitetet e veta i ushtrojnë konform Statusit të Unionit.
* Për nevojën e krijimit të atmosferës së takimeve dhe shkëmbimit të ideve, Unioni bazohet në thellimin e tolerancës dhe mirëkuptimit mes komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera në St. Gallen dhe Kanton e më gjerë.
* Ndasitë si forma të intolerancës nuk do të mbështeten, as promovohen dhe as që do te tolerohen.
* UKSSH përpiqet për një bashkëpunim të ndërsjellë ku barazitë dhe liritë njerëzore kanë tretman parësorë.
* UKSSH angazhohet për zhvillimin e dialogut ndërkulturor dhe përpiqet të bëjë gjithçka që ky dialog të zhvillohet dhe kultivohet në harmoni me synimet statutore të Unionit.
* UKSSH parasegjithash do të nxisë dhe mbështesë aktivitete kulturore dhe integrative e sportive, por edhe aktivitete humanitare dhe aktivitete, që përcaktohen me Status dhe në baza të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Shtator 2016
- Ora13:30
- Data e përfundimit11 Shtator 2016 - 16:30
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane









