Lajme
Ftohen bizneset zvicerane të investojnë në Maqedoni
Një delegacion nga Maqedonia, i kryesuar nga zëvendëskryeministri i këtij vendi, Vladimir Peshevski, po qëndrojnë për një vizitë në Zvicër, në përpjekje për t’i bindur bizneset zvicerane që të investojnë në Maqedoni.
Pjesë e delegacionit nga Maqedonia është edhe ministri pa portofol, përgjegjës për tërheqjen e investimeve të huaja, Visar Fida, si dhe promotori ekonomik në Zvicër, Arlind Zeqiri.
Delegacioni nga Shkupi kishte realizuar të martën takime të drejtpërdrejta me menaxhmentet e kompanive në sektorin e ushqimit dhe në fushën e pajisjeve të prodhimit dhe të sistemeve për ngrohje, ftohje dhe ventilim, si dhe në firma të prodhimit të pjesëve të automjeteve.
Organizuar nga konsulli i nderit i Maqedonisë në Linteshtajn, Norbert Seger, Oda Ekonomike e Lihtenshtajnit, Ambasada e Maqedonisë në Zvicër, si dhe zyra për promovimin e investime të huaja në Bernë do të mbahet të mërkurën në Cyrih një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit të Zvicrës dhe Lihtenshtajnit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












