Lajme
Fundi i marrëveshjes Zvicër – Francë për taksimin e punëtorëve ndërkufitarë
Ajo mundet eventualisht të vazhdohet vetëm në rast të një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus
Marrëveshja midis Bernës dhe Parisit e nënshkruar më 13 maj për të lehtësuar punën nga shtëpia të punëtorëve ndërkufitarë, skadon në 31 gusht. Ajo mundet eventualisht të vazhdohet vetëm në rast të një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus, shkruan agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Lidhur me këtë ka raportuar sot gazeta zvicerane në gjuhën frënge “Le Matin Dimanche”.
I pyetur nga Keystone-SDA, Sekretariati Shtetëror për Raporte Ndërkombëtare Financiare (SIF) i është referuar një marrëveshjeje midis Bernës dhe Parisit, të datës 16 korrik, transmeton albinfo.ch. Marrëveshja në fjalë bën të ditur përfundimin me pajtim të dyanshëm të marrëveshjes më 31 gusht.
Për punëdhënësit zviceranë, kjo do të thotë që sërish do të zbatohen rregullat e mëparshme të parandalimit të taksave, shkruan “Le Matin Dimanche”.
Për shembull, nëse një person punon nga shtëpia në Francë për më shumë se një ditë në javë, kontributet e sigurimeve shoqërore të tij duhet të paguhen në Francë. Atje përqindja që paguan punëdhënësi është katër herë më e lartë se në Zvicër.
Rreth 180,000 njerëz që jetojnë në Francë, në kohë normale vijnë të punojnë për çdo ditë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Me krizën e Coronavirusit, shumica e tyre nuk mund të shkonin fizikisht në vendet e tyre të punës në Zvicër.
Marrëveshja kishte fuqi retroaktive nga 14 marsi i këtij viti. Sipas marrëveshjes, ajo mund të rinovohej, me heshtje, në fund të çdo muaji. Ndërsa ajo tani po përfundon pasi Zvicra dhe Franca kanë hequr kufizimet e udhëtimit.
Sipas “Le Matin Dimanche”, një marrëveshje përkatëse me Gjermaninë do të vazhdojë të mbetet në fuqi deri në fund të vitit, transmeton albinfo.ch. Por, SIF, në përgjigjen e tij dhënë për Keystone-SDA nuk e ka përmendur këtë çështje.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













