Lajme
Fundjava e kulturës shqiptare në Lozanë
Platforma mediale albinfo.ch online&print është sponzor medial i këtij eventi kulturor, të cilën e ka mbështetur edhe qyteti i Lozanës
Gjatë muajit nëntor do të mbahet “Fundjava Kulturore Shqiptare”, ku e gjithë vëmendja është për kulturën dhe kombin shqiptar në Zvicër, e organizuar nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Në „Fundjavën kulturore“ do të zhvillohen debate, ekspozitë, aktivitete kulturore, artistike, do të prezantohen libra, histori tradicionale shqiptare, programe muzikore, ndërkohë që do të jepen edhe shfaqje kulturore nga grupe të ndryshme artistike shqiptare.
Platforma mediale albinfo.ch online&print është sponzor medial i këtij eventi kulturor, të cilën e ka mbështetur edhe qyteti i Lozanës.
Më poshtë mund të shihni programin javor se çfarë do të përmbajë “Java Kulturore Shqiptare”:
Adresa:
Casino de Montbenon Allée Emest-Ansermet
3 1003 Lausanne
Programi:
E premte, 11 nëntor 2022, 19:00 – 22:00
– Hapja e fundjavës kulturore shqiptare
– Hapja e ekspozites «fotografi» nga Rexhep Rifati (baca Rexhë).
E shtunë, më 12 nëntor 2022
– 19:00 – 20:30 Debat (në gjuhën shqipe) me temen «Participimi ynë në jetën politike në vendet e prejardhjes» me mysafirë të ftuar:
– Alisa Buzhala, gazetare e Albinfo.ch online dhe print
– Dr. Bashkim Iseni, Drejtor i Zyrës së qytetit të Lozanës për imigrantët,
– Hilmi Gashi, ekspert i çështjeve të migracionit dhe sindikalist,
– Musa Kamenica, politolog,
– 20:30 – 22:00 Program muzikor:
Fatjeta Barbullushi dhe Fejzulla Zumberi.
E diel, më 13 nëntor 2022
– 14:00 – 15:00 Informata nga LAPSH-i për shkollën në gjuhën shqipe,
– 15:00 – 15:30 Prezantimi i projektit TutorShqip për mësimin plotësues nga Orhan Spahiu (KSHZ),
– 15:30 – 16:30 Promovimi i librit “101 poezi zvicerane” nga Kujtim Shabani,
– 16:30 – 18:30 Prezantimi i librave të autorëve shqiptarë në Zvicër,
Debat me poetët: Shemsi Makolli, Ilir Xheladini etj.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Nëntor 2022
- Ora19:00
- LokacioniCasino de Montbenon Allée Emest-Ansermet 3 1003 Lausanne
- Data e përfundimit13 Nëntor 2022 - 18:30
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












