Lajme
“Fuqia” e votës së diasporës
Në prag të zgjedhjeve të sivjetme parlamentare, votat e diasporës po marrin vëmendjen e shtuar të subjekteve politike si asnjëherë më parë. Më shumë se 35 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, janë regjistruar si votues nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Votimi nga diaspora ka filluar më 19 shtator dhe përmbyllet më 5 tetor
Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, llogaritet të jenë deri në 800 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, por në regjistrimin e diasporës, proces i nisur nga autoritetet e Kosovës vite më parë, deri më tani janë regjistruar vetëm rreth 400 mijë qytetarë.
Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra, Franca e kështu me radhë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Por, numri i votuesve nga diaspora vazhdon të mbetet i ulët.
Shpend Emini, drejtor ekzekutiv i organizatës Demokraci për Zhvillim, tha për Radion Evropa e Lirë se ka disa pengesa sa i përket pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet në Kosovë që ndërlidhen me interesimin e ulët, mungesën e dokumenteve dhe përfaqësimin e dobët të interesave të diasporës në institucionet e Kosovës.
“Interesat e diasporës nuk janë përfaqësuar mirë, për këtë është një interesim i ulët i diasporës për të marrë pjesë në zgjedhje”, thotë Emini.
Ka disa vjet që përfaqësuesit politikë në Prishtinë i premtojnë diasporës përfaqësim më dinjitoz në institucione, përfshirë edhe ulëse në Kuvendin e Kosovës. Por, këto premtime deri më tani nuk janë realizuar.
Po ashtu, Kosova nuk ka arritur të përdorë potencialin e diasporës, qoftë në aspektin ekonomik përmes investimeve direkte, qoftë në fusha të tjera.
“Ka pasur diskutime që të këtë ndryshime në përfaqësimin e diasporës në kuadër të reformës zgjedhore, por kjo ka mbetur në letër, në diskutime nuk është bërë asgjë. Kemi parë edhe në premtimet e subjekteve politike që flitet shumë për diasporën, por edhe këto premtime kanë mbetur pa asnjë veprim konkret nga partitë politike”, thotë Shpend Emini.
Ndërkohë, sipas organizatës joqeveritare ‘Germin’ që merret me organizmin e diasporës, janë rreth 350 mijë votues nga diaspora me të drejtë vote.
Liza Gashi, drejtoreshë ekzekutive e kësaj organizate, tha për Radion Evropa e Lirë se vota e diasporës është e rëndësishme për zgjedhjet në Kosovë. Sipas saj, numri i votuesve do të ishte më i madh nëse do të krijohej një sistem më i mirë i votimit për diasporën.
“Në këto zgjedhje nacionale, vota e diasporës është votë që e bën diferencën, për këtë arsye është shtuar kuriozitet dhe dëshira për të ditur më shumë për gatishmërinë e këtij grupi social më të madh që ka Kosova. Nëse Kosova do të kishte pasur një sistem më të mirë elektoral, do të kishte pasur mundësi që përmes votës së diasporës të bëhen ndryshime të mëdha në vend, pasi që janë në numër mjaft të madh”, thotë Gashi.
Përfaqësimi i diasporës në institucionet e vendit ishte vlerësuar i domosdoshëm marrë parasysh edhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Kosova është njëri nga vendet me nivelin më të lartë të pranimit të remitencave. Vetëm vitin e kaluar, vlera e remitencave ka tejkaluar shumën prej 800 milionë euro, duke shënuar vlerën më të lartë në dekadën e fundit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














