Lajme
Fushatë kundër migrimit ilegal
Rruga e migrimit jo të rregullt është e rrezikshme për jetën tuaj, e kushtueshme, dhe pa përfitime, thuhet në fushatën e sponsoruar nga Ministra e Integrimit Evropian
Në kohën kur migrimi i kosovarëve drejte vendeve të BE-së ka marrë hov, duke ikë nga Kosova për çdo ditë nga 500 qytetarë, institucionet në Prishtinë kanë lansuar një fushatë sensibilizimi për të parandaluar migrimin. Duke besuar se kjo fushatë do të jetë produktive, iu thuhet qytetarëve “mos ikni sepse ktheheni edhe më të varfër”.
“Migrimi jo i rregullt nuk është zgjidhje për qytetarët e Kosovës. Rruga e migrimit jo të rregullt është e rrezikshme për jetën tuaj, e kushtueshme, dhe pa përfitime. Kosovarët nuk mund të marrin azil në vendet e BE-së! – Ju do të detyroheni të ktheheni në Kosovë”, thuhet në fushatën e lëshuar nga Ministra e Integrimit.
Po ashtu iu rekomandohet kosovarëve që mos të përjetojnë efektet shkatërruese të kampeve të azilkërkuesve. “Ardhmërinë e keni në shtetin tuaj, jo në vend të huaj”, thuhet në njoftimin e MEI.
Po ashtu qytetarëve iu është drejtuar edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku. Ai ka thënë se migrimi i paligjshëm i bashkëqytetarëve që ka shënuar një rritje kohëve të fundit, është një e keqe e madhe e cila duhet ta ndalet.
“Migrimi i paligjshëm i bashkëqytetarëve që ka shënuar një rritje kohëve të fundit, është një e keqe e madhe të cilën ne duhet ta ndalim. Asnjëri nga ne të mos lejoj që kjo e keqe të shndërrohet në normalitet, sepse nuk është normale dhe nuk është zgjidhje”, thotë Çollaku.
Derisa institucionet e kanë përgjegjësinë përfundimtare, të gjithë sipas tij, mund të kontribuojmë që ta ndalim këtë veprim të dëmshëm dhe së bashku ta çojnë vendit drejt zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.
“Premtimet e atyre që po e nxisin dhe po e lehtësojnë migrimin janë të rrejshme. I kemi bërë ballë problemeve shumë më të mëdha, duhet ta luftojmë edhe këtë. Andaj thuaj jo migrimit!”, deklaron ministri Çollaku.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana














