Lajme
“The Telegraph”: migrimi nga shteti pa shpresë
Në reportazhin me titull “Eksodi nga Kosova: Pse me mijëra po e lënë Ballkanin?” gazeta britanike “The Telegraph” thotë se kosovarët po ikin sepse “nuk po shohin shpresë”
Vetëm brenda dy muajve të fundit nga Kosova ka ikur 50 mijë njerëz. Shumica prej tyre po ikin për mungesë të shpresës ndërsa synim e kanë BE-në. Kështu e nisë raporton Harriet Alexander për ditoren britanike “The Telegraph” duke pyetur se “Çfarë po ndodh në këtë cep të vogël të Ballkanit?”.
Nysret Ismaili shikon një grup të vogël të fëmijëve që luajnë në fushën e gurtë të futbollit, në shkollën e vendosur në një rrafsh nën kodrinat e shumta të Kosovës. Ai e di se ai ka një problem.
Shkolla e tij është në telashe. Në dy muajt e fundit, 36 prej nxënësve të tij janë larguar, meqë janë marrë nga prindërit për të dalë nga vendi në eksodin më të madh të kosovarëve që nga lufta. “Është katastrofë”, ka thënë Ismaili. E, me këtë pajtohet edhe Ministria kosovare e Arsimit: 5200 nxënës kanë lënë shkollat në vend që nga dhjetori.
Ai e hap derën e klasës së zhurmshme të Nazmije Hysenit, me nxënës gjashtëvjeçarë, që këndojnë me tërë forcën këngë popullore. Buzëqeshja e saj është e ligsht. Katër prej 20 nxënësve të saj kanë lënë mësimin, ndaj Ismaili është detyruar të bashkojë dy klasa.
“Kjo nuk ka ndodhur më parë”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Që nga fundi i nëntorit, llogaritet një 50 mijë kosovarët e kanë lënë këtë komb të vogël ballkanik prej 1.8 milionësh, për t’u drejtuar kryesisht për në Gjermani ku ka diasporë të madhe që nga vitet 1970.
Shteti më i ri në Evropë, Kosova, fitoi pavarësinë në 2008, pas vendimit të Tony Blairit dhe Bill Clintonit për të bombarduar Serbinë deri në tërheqje në vitin 1999. Ky është edhe shteti më i varfër, me PBB vjetore për frymë prej 2500 funteve. Puna nuk ekziston në shumë zona: mesatarja e papunësisë është 45 për qind, e deri në 60 për qind në mesin e atyre të moshës nën 24-vjeçare.
Në këtë artikull përmendet Rita Ora, që ka origjinën nga Kosova, ndërsa thotë se shumica e njerëzve këtu dëshirojnë të jetojnë jashtë vendit. Aplikimet për azil nga kosovarët në Gjermani u rritën në janar me 572 për qind, në krahasim me vitin e kaluar. Por, saktësisht se pse kjo po ndodh, tani mbetet mister, pasi gjendja ekonomike s’është asgjë e re.
Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri më me ndikim, thotë se kjo po bëhet për shkak të “thashethemeve të rreme” se Gjermania do të lehtësojë politikën e saj të azilit. Trafikantët me njerëz duket se e shitën mitin se Kalaja Evropa është përgatitur për të hapur dyert e saj.
Gjermania refuzon 99,7 për qind të aplikimeve për azil. Kosova konsiderohet vend stabil dhe i sigurt për riatdhesim, e kjo zakonisht është një proces i shpejtë.
Gazeta britanike interviston edhe kryetarin e Prishtinë, Shpend Ahmetin. “Dje një njeri me një diplomë të ekonomisë erdhi tek unë dhe më tha: ‘Nëse nuk gjej punë këtë javë do të iki me familjen në Bullgari’! Çfarë t’i thosha. Qeveria thjesht nuk ka një plan ekonomik”, thekson ekonomisti i edukuar në Harvard.
“Njerëzit nuk po largohen sepse nuk kanë para në xhepat e tyre. Ata ikin për shkak se nuk presin se do të jenë në gjendje të bëjnë para gjatë viteve të ardhshme”, deklaroi kryetari i kryeqytetit. Ahmeti pohon se Kosova ka nevojë për të krijuar vende pune dhe për të tërhequr investimet për ta bërë këtë një vend të vlefshëm për të jetuar.
Por, investimet e huaja u tkurrën vitin e kaluar, pavarësisht nga një ekonomie modeste në rritje, ndërsa eksporti më i madh janë hekurishtet. “Kjo nuk është shkencë me raketa. Ne duhet të zëvendësojmë importet tona me prodhimin vendor. Nuk është në rregull për të importuar hudhër dhe qepë nga Egjipti, ndërsa toka jonë të rri bosh”, tha ai.
Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim vizash në brenda zonës Shengen. Madje edhe Moldavët, siç thuhet në artikull, mund të udhëtojnë pa vizë, e kjo e mundon Prishtinën. Por, me siguri eksodi është për shkak të politikave ekonomike dhe politike të qeverisë së tij, e jo për situatën me viza.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme

OVL-UÇK dërgon letër apeli në ambasadat mike, pas shtyrjes së datës së aktgjykimit në Hagë
- “Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë
- Palatova – kryeministrit të Kosovës: BE nuk mundet ta japë thjeshtë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet
- Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












