Futboll
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit?
Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan Shaqiri mbetet pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm.
Pas një sezoni nën pritshmëri, te FC Basel pritet një verë me shumë ndryshime. Sipas mediave zvicerane, deri në 15 futbollistë mund të largohen nga skuadra gjatë merkatos së verës, transmeton albinfo.ch.
Ndryshimet vijnë edhe në drejtim, pasi drejtori sportiv Daniel Stucki do të largohet nga posti i tij. Derisa të emërohet pasardhësi, vendimet për transferet pritet t’i marrë komisioni sportiv i klubit.
Disa lojtarë tashmë konsiderohen si kandidatë për largim, ndërsa klubi synon të përfitojë financiarisht nga shitja e futbollistëve si Bénie Traoré dhe Metinho, për të cilët ekziston interes nga jashtë.
Nga ana tjetër, disa futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet afatgjata për shkak të formës ose dëmtimeve, ndërsa për disa të tjerë po shqyrtohen mundësi huazimi, shkruan Blick.
Ndër lojtarët që pritet të qëndrojnë në skuadër është edhe ylli kosovar Xherdan Shaqiri, i cili ka kontratë edhe për një sezon tjetër dhe mbetet pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.
Me një skuadër që mund të ndryshojë ndjeshëm, drejtuesit e FC Basel pritet të përballen me një verë shumë të ngarkuar në ndërtimin e ekipit për sezonin e ri./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi












